TEJ E KETEJ, 27 Prill 2026, 09:39

VIDEO/ Shtylla elektrike si kulla e Pizës, deputeti Korreshi e 'përqafon' dhe përshëndet ministrin: Qenka për të fjetur gjumë o Karakaç

VIDEO/ Shtylla elektrike si kulla e Pizës, deputeti Korreshi e

Deputeti demokrat Saimir Korreshi vijon të vërë në dukje problemet në infrastrukturën energjitike në jug të vendit, përmes denoncimit në forma të pazakonta.

Kësaj radhe, i ngjitur mbi një shtyllë elektrike të pjerrët që rrezikon të rrëzohet, Korreshi i bën apel ministrit të Energjisë dhe Infrastrukturës, Enea Karakaçit: “Këtu qenka për të fjetur gjumë o Karakaç! Kape o kape më qafsh”. 

Teksa e ka cilësuar me ironi këtë shtyllë, si 'kulla e Pizës'!