TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Zëdhënësi i FBI-së, i Departamentit të Shtetit, por edhe i SPAK-ut, të ndërtuar rishtaz në Shqipëri, avokat Spartak Ngjela, ka shpërthyer duke bërë një deklaratë të paimagjinueshme në historinë e Shqipërisë.
-Sipas të dhënave të mia, në Shqipëri janë edhe 1800 ushtarakë rusë në ndihmë të Saliut. Me këto forca ai mendonte të merrte selinë, por brenda selisë ishin shenjat e superfuqisë dhe nuk e mori dot PD-në.
Në këtë shpërthim, avokati i ditur i bën thirrje SPAK-ut, që të mos vonohet, sepse forcën e superfuqisë, nuk e ka parë vetëm Saliu.
PS. Për t'u ndriçuar edhe më tej, me analizat e vyera të avokatit të ndritur, ju lutemi lexojeni shënimin e tij të plotë!
SPARTAK NGJELA - FAQJA ZYRTARE
Pse e la Berisha fushëbetejën dje dhe iku nga selia e Partisë Demokratike me bisht ndën shalë?
Pse nuk i mori dot zyrtarët e Partisë Demokratike me dhunë, pasi hyri brenda Selisë për t’i marrë ato? Ai kështu na kishte thënë.
Saliu ishte shumë i gëzuar kur hyri për të marrë selinë e Partisë Demokratike, por pse iku gjithë frikë?
E dini pse?
Sepse aty brenda pa shenjat e superfuqisë.
Po tani që i pa këto shenja, çfarë do të bëje Saliu?
Asgjë më. Aty e kishte Selinë, pse nuk e mori?
Sipas të dhënave të mia, në Shqipëri janë edhe 1800 ushtarakë rusë në ndihmë të Saliut, pse nuk e mori Selinë?
E thamë: ai iku i trembur, sepse pa aty brenda shenjat e superfuqisë.
Ke humbur Sali; kurse Basha të akuzoi për krimet që ke kryer. Më mirë vonë, se kurrë!
Po Basha, që e akuzoi Saliun kaq vonë, e kishte të vetin këtë akt, apo ia kërkoi superfuqia?
Këtë duhet ta dijë Saliu më mirë, sepse ai iku nga fushëbeteja me bisht ndën shalë.
Po SPAK-u, a i ka denoncuar krimet që përmendi Basha?
Sigurisht që i ka denoncuar ato, por edhe krime të tjera më të rënda.
Por, a do ta nisë SPAK-u procesin penal kundër Saliut?
Kjo pritet për t’u parë. Por SPAK-u nuk duhet të vonohet, se forcën e superfuqisë nuk e ka parë vetëm Saliu.
Të shohim këto ditë sesi do të vijonë ngjarjet, por SPAK-u është ngritur për të shpëtuar shqiptarët nga krimi organizuar dhe nga korrupsioni shtetëror i lidhur me të. Do të dalë dot SPAK-u nga kjo kërkesë dhe nga ky motiv historik?!