TEJ E KETEJ, 28 Tetor 2022, 17:32

Avokati i ditur Spartak Ngjela: Alibeaj dhe Gjekmarkaj, bashkë me disa intelektualë, bashkë me mua, e mundim Ramën për katër muaj!

Avokati i ditur Spartak Ngjela: Alibeaj dhe Gjekmarkaj, bashkë me disa

Avokati i ditur, Spartak Ngjela, ka gjetur zgjidhjen se si mund të rrëzohet Edi Rama. 

Ai thotë se Rama rrëzohet për katër muaj, vetëm nëse Alibeaj dhe Gjekmarkaj, thërrasin intelektualë nëpër botë, ndoshta edhe atë vetë dhe marrin PD-në. 

Gjatë një interviste për Top News, avokati theksoi se PD është një parti e përçarë, ndërsa PS është një parti shumë e fuqishme, fakt ky i ditur botërisht nga banorët e Shqipërisë dhe jo vetëm. 

Pjesë nga intervista e avokatit të ditur, ku shpaloset "receta" për asgjësimin e Ramës: 

Emrat që janë artikuluar deri tani për bashkinë e Tiranës, ku duket që janë dhe fokusi i PD, mund t’ia dalin përballë z. Veliaj?

Nuk ia dalin dot.

Përse? Nuk janë kandidatë me potencial politik?

Është parti e fuqishme, kot që ta zgjasim muhabetin. Kjo është e përçarë, prandaj. PD është e përçarë, janë dy PD. Një është ligjore, një është fantazmë. Gjithsesi është çarje e brendshme. 

Do të dalin me dy kandidatura, ky prandaj e ka marrë Metën që të dalë me Metën. Kurse Alibeaj do të dalë me të vetët. Si do të fitojnë?!Ma tregoni si do të fitojnë?! Janë të përçarë.

Nëqoftëse tërhiqet Saliu, në funksion të përmirësimit të partisë së tij, dhe të bashkohet PD-ja dhe Alibeaj dhe Gjekmarkaj t’i drejtohen të djathtës shqiptare që është në perëndim...Ju nuk e dini se sa intelektualë të nivelit të lartë ka Shqipëria sot në perëndim.

Bota akademike është shumë e fuqishme, janë nëpër universitete profesorë, janë avokatë, janë filozofë, nëpër katedra. Nëqoftëse ky tërhiqet dhe Alibeaj i thërret ata që të formojë një fluks politik të nivelit të lartë, akademik, që e njohin politikën si shkencë jo si pasion për të ardhur në pushtet, atëherë katër muaj zgjat pushteti i Ram

Kurse kështu siç janë nuk bie kurrë PS dhe PS ju e dini, jua kam thënë dhe është e provuar. Rama do Saliun. Pse. E di që krijon vakum djathtas në vota. Po ata nuk duan këtë gjendje.

Jua thashë pse ta zgjasim? Nuk e kanë me zgjedhjet. E kanë me rrezikun që ju vjen nga Uashingtoni. E kalojnë dot? Unë them Jo. Kaq, kjo mbaron si pyetje.