TEJ E KETEJ, 7 Janar 2022, 20:45

Baba Taku lajmëron hatanë: Nesër do të vritet Enkelejd Alibeaj!

Baba Taku lajmëron hatanë: Nesër do të vritet Enkelejd

Ish deputeti Spartak Braho, i njohur si Baba Taku i famshëm me çantën e zezë, ka paralajmëruar, direkt nga televizioni Top News, një hata të madhe që do të ndodhë nesër, pas orës 12, në protestën e Sali Berishës. 

Do të ketë dhunë dhe do të vritet një deputet i PD-së, ka thënë Baba Taku. 

-Mos kenë iluzione, ore do të ketë dhunë, ata që do të rrethojnë Sali Berishën nuk mbahen, do të ketë dhunë, nuk mbahen ata, i ka karikuar njerëzit, në këtë kontekst, unë parashikoj që do të ketë viktima. Nga burimet e mia unë parashikoj që një E.A do të ketë një goditje pas shpine,- deklaron Braho. 

Korespodenti i rubrikës tonë "Tej e Këtej", bëri një studim të të gjithë emrave, të grupit parlamentar të PD-së dhe i rezultoi, që deputeti i vetëm me inicialet E.A, është zotni Enkelejd Alibeaj nga Fieri. 

Baba Taku nuk i ka bërë të qarta arsyet, se përse do të shënjestrohet dhe vritet pikërisht ky deputet i Fierit.

I pyetur se nga i vijnë këto informacione tronditëse, për vrasjen pas shpine të deputetit Alibeaj, Baba Taku nuk dha detaje, por lajmëroi deputetin të ruajë krahët! 

-Një personalitet deputet, me inicialet E.A, rrezikon të vritet nesër. Berisha nuk bën dot pa gjak. E.A, të ruhet, këtë këshillë i jap, të ruhet nesër! - deklaroi esencialisht Baba Taku. 

Pas këtij paralajmërimi ogurzi, se Enkelejd Alibeaj do të vritet nesër, mbrapa shpine, një pjesë e madhe e popullit shqiptar, të mëngjërt dhe të djathtë, duan takim urgjent me Baba Takun dhe janë të gatshëm të paguajnë edhe para, që ai t'ju thotë dhe tregojë, se kur ata do të vriten apo vdesin dhe në ç'rrethana do të ndodhë ikja nga kjo botë! 

PS. Nëse nuk e besoni, ndiqeni me zë dhe figurë në videon e mëposhtme!