AKTUALITET, 29 Maj 2023, 17:27

Tensionet në Veri/ Mesazhi i Pandeli Majkos: Konflikti shqiptaro-serb, një hap larg. Shërbimet ruse po punojnë nën “alibinë” e krijuar!

Tensionet në Veri/ Mesazhi i Pandeli Majkos: Konflikti shqiptaro-serb,

Ish-kryeministri shqiptar gjatë luftës në Kosovë, deputeti i PS-së  Pandeli Majko ka reaguar pas trazirave në Mitrovicë, për shkak të vendosjes së 4 kryekomunarëve shqiptarë. 

Majko, i cili mban dhe pasaportën e Kosovës deklaron se konflikti shqiptaro-serb është një hap larg dhe se sipas tij shërbimet ruse po punojnë nën ‘alibinë’ e krijuar, duke dërguar një mesazh për drejtuesit e Kosovës.

"Konflikti shqiptaro-serb është një hap larg! Shërbimet ruse po punojnë nën 'alibinë' e krijuar! Këmbëngulja për të bërë gjënë e duhur, në politikë, bëhet shpesh justifikim për rezultatin e gabuar!", shkruan Majko.