TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryeministri Edi Rama u ndal sot në turin e falënderimeve në Korçë, ku ndër të tjera falënderoi dhe ata që nuk votuan.
Rama tha se qytetarët nuk i vuotuan se janë shumë të kënaqur me Partinë Socialiste, ata janë të pakënaqur, por Partia Socialiste është e vetmja shpresë për ta.
Gjithashtu Rama tha se fitues në këto zgjedhje nuk e kanë nxjerrë vetëm votat e socialistëve por edhe të demokratëve, të cilët votuan Partinë socialiste apo nuk dolën fare në votime.
“Njerëzit në 14 maj treguan se duan të mendojnë dhe që ne të mendojmë për ata si qytetarë, e jo që ne t'i ndajmë në socialistë e demokratë. Vota jonë nuk do ishte kaq e madhe nëse nuk do vinin demokratë të na votonin.
Ku dolën kaq shumë vota? Dolën sepse na kanë votuar edhe nga Partia Demokratike edhe nga Partia e Lirisë, ndërsa pati shumë nga ata që nuk dolën fare në votim dhe nuk e ndyen dorën. Falënderoj të gjithë ata demokratë që na votuan dhe po ashtu falenderoj të gjithë ata që nuk dolën për të votuar pasi ata treguan që kanë dinjitet qytetar”, deklaroi Rama.