AKTUALITET, 29 Maj 2023, 17:06

Aksident i rëndë në rrugën Korçë-Bilisht, përplasen dy automjete, tre të plagosur

Aksident i rëndë në rrugën Korçë-Bilisht,

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në rrugën Korçë-Bilisht, ku kanë mbetur të plagosur tre persona.

Aksidenti ka ndodhur në afërsi të fshatit Cangonj, ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën duke pësuar dëmtime të mëdha. Në aksident janë përfshirë një "Benz" dhe një "Volkswagen", ku ky i fundit ka përfunduar jashtë rrugës i përmbysur.

Tre të plagosurit janë transportuar për në spitalin e Korçës, ku sipas informacioneve të para janë në gjendje të rëndë.