TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një 59-vjeçar i shpallur i zhdukur nga familjarët dhe policia është gjendur i mbytur në një kanal në fshatin Plug, Lushnjë.
Trupi i tij u identifikua rreth orës 14:25 të së hënës pa shenja dhune.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Lushnjë, për largim nga banesa në datë 27.05.2023.
Dyshimet paraprake janë për një vdekje nga shkaqe natyrale.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.