AKTUALITET, 24 Nëntor 2022, 18:43

Tedi Blushi: Korça ndjen krizën e urisë, qytetarët gati të shpërthejnë në revoltë në çdo moment

Tedi Blushi: Korça ndjen krizën e urisë, qytetarët gati

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, akuzoi nga Korça qeverinë Rama dhe pushtetin lokal për keqqeverisje, ç’ka sipas tij po e detyron rininë në këtë zonë të largohet nga vendi.

Gjatë një takimi me strukturat e PL-së në Korçë, Blushi tha se qeveria e kryeministrit Rama e kapur për fyti nga oligarkët, po godet shtresën e mesme dhe profesionistët e lirë duke i detyruar të emigrojnë.

Ai theksoi se situata ekonomike në Korçë është tepër e rënduar dhe qytetarët ndodhen në kufirin e varfërisë dhe të gatshëm të shpërthejnë në revolt në çdo moment.

“Dua t’u them atyre rilindasve përfshirë dhe këta rilindasit këtu në Korçë se fundi tyre është më i afërt se sa ata e mendojnë. Shumë të rinj janë bashkuuar sot me ne dhe janë garancia për triumfin që do të vijë. Edi Rama dhe qeveria e kapur për gryke nga oligarkët po bën gjithçka për të goditur shtresën e mesme, për të goditur biznesin e ndershëm, profesionistët në mënyrë që t’i detyrojnë të largohen nga vendi.

Të rinjtë sot në Korçë po mendojnë seriozisht të largohen me gomone në Angli. Keqqeverisja e ka kthyer Korçën gati 100 vite më i parë, sot qytetarët e Korçës ndjejnë krizën e urisë dhe të bukës dhe janë gati të shpërthejnë në revolt në çdo moment”, tha Tedi Blushi.