AKTUALITET, 24 Nëntor 2022, 14:50

"Mufot dhe Çufot"/ Edi Rama nxjerr foton pas seancës plenare: Shikoni si jam bërë qull në djersë duke u zhytur në histori...

"Mufot dhe Çufot"/ Edi Rama nxjerr foton pas seancës

Edi Rama ka publikuar një foto nga zyra ku duket i "zhytur" në djersë pas një fjalimi maratonë në Parlament, ku foli për Portin e Durrësit dhe akuzoi opozitën se shpif dhe denigron investitorin Alabbar. 

Në fjalimin e gjatë, Rama citoi Konicën dhe Nolin, ndërkohë që akuzoi opozitën dhe median me një numër të konsiderueshëm epitetesh. 

Mufot dhe Cufot, kur nuk mungojnë edhe gjelat e detit, që janë prurje e re. Eagel Hills është regjistruar në Abu Dhabi. Garantët konfidencial janë në Abu Dhabi. Nuk është Emmari thonë, dhe e bëjnë mashtrim. Por nuk kanë cipë, se nuk po më akuzojnë mua. Akuzojnë me mashtrim një personalitet të ekonomisë globale. Drejtuesin e Emmar Group. Është në të drejtën e tij të vijë me një kompani të re, siç shkoi në Serbi, Eagel Hills Serbia. Personalitet është ai. 12 mijë vende pune të mirë paguara. Duhet të jesh me mendje hajduti që të shpifësh. Si ato që jepnin vendin me një euro.” tha Rama.

FOTO:

"Prapaskenë pas Kuvendit - I sapodalë nga zhytja në histori për #Durrësin2030", shkruan kryeministri. 

"Mufot dhe Çufot"/ Edi Rama nxjerr foton pas seancës