AKTUALITET, 24 Nëntor 2022, 16:13

Peter Stano: BE pret kthimin e serbëve në institucione

Peter Stano: BE pret kthimin e serbëve në institucione

Zëdhënësi i BE-së Peter Stano, ka deklaruar se, marrëveshja e arritur të mërkurën në mbrëmje nuk është fundi i procesit të fillimit, por fillimi i punës.

Gjithashtu ai njoftoi se, përfaqësuesi i lartë për Polikë të Jashtme, Joseph Borell, së shpejti do të ftojë liderët e Beogradit dhe Prishtinës në një takim të ri në Bruksel.

I pyetur për deklaratën e presidentit serb i cili tha se serbët do të kthehen në institucione nëse përmbushet edhe kushti i dytë që është formimi i ZSO, duke shtuar se BE po punon për përmbushjen e këtij kushti.

Ndër të tjera Stano theksoi: “Kthimi i serbëve në institucione ishte një nga pritjet themelore të BE-së dhe e njëjta gjë vlen edhe për formimin e Bashkësisë së Komunave Serbe”.