TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Autoritetet në Valencia të Spanjës kanë arrestuar dy shqiptarë, të cilët dyshohen se janë përgjegjës për ngritjen e një plantacioni kanabisi në një zonë të fshehur të qytetit.
Operacioni i koduar ‘PYLLI’ filloi në gusht pas dyshimeve për një kultivim në shkallë të gjerë të bimëve të kanabisit në komunën e Moixent, ndërsa pas hetimeve të shumta, u bë e mundur gjetja e të korrave në një zonë shumë të vështirë për t’u aksesuar, me një pjerrësi të madhe dhe pa rrugë apo shtigje pyjore pranë.
2 të arrestuarit në këtë operacion raportohet se ishin nën kujdesin e plantacionit të sipërpërmendur, madje banonin në një kamp të improvizuar në afërsi të bimëve narkotike. Në zonën pranë plantacionit u gjetën disa kasolle të punuara me shkopinj druri dhe mbulesa plastike jeshile, me qëllimin e vetëm për të mos u pikasur nga patrullimet ajrore të zonës dhe për t’u kamufluar mes gjelbërimit.
Brenda kasolleve ndodheshin të gjitha llojet e mjeteve dhe pajisjeve të nevojshme për kultivimin e bimëve dhe sendet e nevojshme për mbijetesën e personave që ishin në krye të plantacionit.
Në kuadër të operacionit u sekuestruan gjithsej 1780 bimë kanabisi dhe 705 kilogramë lëndë narkotike, ndërsa 2 shtetasit shqiptarë, 63 dhe 37 vjeç u arrestuan dhe ndodhen në paraburgim për veprën e kultivimit dhe prodhimit të drogës.