AKTUALITET, 24 Nëntor 2022, 16:08

Trau elektronik në Divjakë, deputetja e PD-së dorëzon padi në Gjykatë: Vendimi në paligjshmëri të plotë

Trau elektronik në Divjakë, deputetja e PD-së dorëzon padi

Deputetja e Partisë Demokratike, Ilda Dhori, se ka dorëzuar kërkesë-padi në Gjykatën Administrative të Tiranës, lidhur me kërkesën e qeverisë për vendosjen e traut elektronik në Divjakë.

Përmes një postimi në Facebook, Dhori shprehet e bindur se e drejta është me qytetarët dhe kjo betejë do të fitohet.

Njoftimi i deputetes:

Prane Gjykates Administrative Shkalla e Pare,Tirane;

Sapo dorezova Kerkesepadine time, si perfaqesuese e Divjakes, mbi PALIGJSHMERINE e TRAUT ELEKTRONIK, ne hyrje te Parkut dhe Plazhit te Divjakes!

Me bindjen e plote se e drejta eshte me qytetaret!