AKTUALITET, 24 Nëntor 2022, 11:54

Tedi Blushi akuza nga Korça: Kryetari i bashkisë shton pasurinë, ndërsa qytetarët varfërohen

Tedi Blushi akuza nga Korça: Kryetari i bashkisë shton

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, është shprehur se Rilindja e ktheu Korçën shekuj pas dhe ringjalli “Lëndinën e Lotëve”, simbolin e emigrimit në qytet.

Ai shtoi se qytetarët varfërohen, teksa kryebashkiaku Sotiraq Filo shton të ardhurat e tij.

Komentet Blushi i bëri gjatë një takimi që zhvilloi me të rinjtë e Partisë së Lirisë në këtë qytet.

Blushi shtoi se më 14 maj opozita do të arrijë një fitore spektakolare në zgjedhje.

“Rilindja e ktheu Korçën shekuj mbrapa, ringjalli “Lëndinën e Lotëve” simbolin e emigrimit ne qytet.

I vetmi qytetar në Korçë që shtoi të ardhurat në këtë krizë ekonomike është Kryetari i Bashkisë, Sotiraq Filo. Korçarët varfërohen nga kriza ekonomike. Kryetari i Bashkisë Sotiraq Filo deklaron me shumë të ardhura.

Sotiraq Filo shton pasurinë sepse ka në fokus interesin personal, jo të qytetarëve. Korçarët varfërohen, Kryetari i Bashkisë shton të ardhurat. Fermerët e Korçës janë kthyer në simbol të braktisjes së bujqësisë nga Rilindja. Fermerët hedhin prodhimet në kanal, Niko Peleshi dhe Edi Rama u kërkojnë paturpësisht të jene të lumtur.

Anëtarësime të reja në Partinë e Lirisë, dhjetëra të rinj korçarë na janë bashkuar në javët e fundit.

Entuziazmi i jashtëzakonshëm, energjia pozitive dhe puna e palodhur e të rinjve për të mbështetur Partinë e Lirisë është garancia për një fitore spektakolare të opozitës në 14 maj. Në Korçë fitorja do të jetë e rinisë”, u shpreh Blushi.