AKTUALITET, 24 Nëntor 2022, 10:35

Tension në Kuvend, Nikolla nuk i jep fjalën Berishës, deputetët e opozitës “pushtojnë” foltoren

Tension në Kuvend, Nikolla nuk i jep fjalën Berishës,

Ashtu siç pritej, seanca e sotme parlamentare ka nisur me debate të ashpra mes opozitës dhe mazhorancës.

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla nuk i dha fjalën Berishës për replikë, ndërsa në këtë moment deputetët e opozitës janë afruar pranë foltores.

“Nuk mund ta marrësh fjalën për replike. Zoti Berisha lexoni rregulloren”, iu drejtua Nikolla Berishës.

Teksa Garda kishte rrethuar foltoren bashkë me deputetët e opozitës dhe kreun e PD Berisha, mazhoranca votoi me 71 vota pro për të diskutuar me 6 orë në lidhje me projektin e investimit strategjik “Marina & jahtet e Durrësit”