TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ka kërkuar ndërprerjen e seancës plenare për të mbledhur konferencën e kryetarëve pas debateve.
I pranishëm në Kuvend, Balla kërkoi që të ridiksutohej vendimi për kohën që do të flasin në Kuvend në lidhje me projektin e Portit të Durrësit.
"Jemi mbledhur në konferencën e kryetarëve dhe është rënë dakord për 4 orë debat, unë kërkova 6 orë.
Kjo gjë i bie që çdo deputet të flasë 2.5 minuta dhe kjo është koha më e gjatë që mund të flasë një deputet në çdo parlament evropian. Doni ta keni pa debat? Si e doni, ndërprisni 5 minuta seancën të flasim me anëtarët e konferencës së kryetarëve,"- tha Balla.