AKTUALITET, 24 Nëntor 2022, 09:25

Meta: Vlerësojmë rezervat serioze të Parlamentit Evropian ndaj nismave si Ballkani i Hapur, vendimtar vitalizimi i Procesit të Berlinit

Meta: Vlerësojmë rezervat serioze të Parlamentit Evropian ndaj

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar për lajmin se Parlamenti Evropian ka miratuar Strategjinë e re për Zgjerimin.

Sipas Metës, “vitalizimi i Procesit të Berlinit është vendimtar për arritje të reja të bashkëpunimit rajonal dhe anëtarësimin në BE të vendeve të Ballkanit Perendimor”.

Postimi i plotë:

Partia e Lirisë mbështet miratimin e Strategjisë të re për Zgjerimin nga Parlamenti Europian.

Ne vlerësojmë rezervat serioze ndaj nismave si Ballkani i Hapur, që siç e kemi theksuar prej kohësh nuk bazohet në rregullat e BE.

Vitalizimi i Procesit të Berlinit është vendimtar për arritje të reja të bashkëpunimit rajonal dhe anëtarësimin në BE të vendeve të Ballkanit Perendimor.