AKTUALITET, 28 Shtator 2023, 16:51

“SPAK, përparim mbresëlënës për reformën në drejtësi”, zbardhet takimi i zyrtarit të SHBA me Dumanin

“SPAK, përparim mbresëlënës për reformën

I ngarkuari me Punë nga SHBA, David Wisner dhe kolegët e Ambasadës së SHBA që mbështesin sektorin e drejtësisë kanë zhvilluar sot një takim me Kryeprokurorin e Posaçëm të SPAK, Altin, Dumani, prokurorë të SPAK dhe hetuesit e NBI.

Në një postim në 'Facebook', ambasada e SHBA shkruan se SPAK po bën përparim mbresëlënës në objektivat e Shqipërisë për reformën në drejtësi.

Wisner përcolli vlerësimin e Shteteve të Bashkuara për punën e SPAK duke theksuar se Dumani ka mbështetjen e tyre të plotë për të kryer misionin e tij në emër të popullit shqiptar.

Postimi i plotë:

SPAK po bën përparim mbresëlënës në objektivat e Shqipërisë për reformën në drejtësi. Sot, i Ngarkuari me Punë David Wisner dhe kolegët e Ambasadës së SHBA-së që mbështesin sektorin e drejtësisë u takuan me Kryeprokurorin e Posaçëm të SPAK-ut Altin Dumani, prokurorët e SPAK-ut dhe hetuesit e NBI-së që po punojnë për të çrrënjosur krimin e organizuar dhe korrupsionin në Shqipëri.

Puna e SPAK dhe të tjerëve në sektorin e drejtësisë kërkon guxim, integritet dhe pasion të jashtëzakonshëm. Z. Wisner përcolli vlerësimin e Shteteve të Bashkuara për punën e SPAK, duke theksuar se ai ka mbështetjen tonë të plotë për të kryer misionin e tij në emër të popullit shqiptar.