Foto iluestruese
Policia e Vlorës dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë kanë zhvilluar kontrolle brenda në qytet, Selenicë e në disa fshatra të Lumit të Vlorës për kapjen e personave të shpallur në kërkim.
Janë shoqëruar disa persona nga policia.
Ky aksion policor po zhvillohet në sajë të operacionit antidrogë “Tempulli”. Kujtojmë se operacioni antidrogë u shtri në disa qytete të vendit dhe çoi në pranga 233 persona, si dhe u shpallën në kërkim 82 të tjerë, kryesisht shpërndarës të lëndëve narkotike.
Shpërndarësit e drogës u arrestuan, pasi agjentë të infiltruar bënë blerje të stimuluara të lëndëve narkotike.