AKTUALITET, 17 Shtator 2023, 20:23

“Tani nuk bën as gëk as mëk”/Bardhi publikon videon: Kush ia mbylli gojën Ramës për SPAK-un?

“Tani nuk bën as gëk as mëk”/Bardhi publikon videon:

Kryetari i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, është shprehur përmes një postimi në rrjetin social “X” se dikush mund t'i ketë "mbyllur gojën kryeministrit Rama në lidhje me SPAK-un”. 

Bardhi ka postuar një video, ku shfaqet Rama, i cili fillimisht i kërkonte SPAK të bëjë detyrën, ndërsa më pas shprehet se mbi drejtësinë nuk duhet të ketë ndërhyrje.

Ai shkroi se Rama nga asambleja në asamble i tregonte SPAK-ut vendin dhe si duhet ta bënte detyrën, ndërsa më pas shkoi te “mbyllja e gojës pa bërë as gëk, as mëk”.