AKTUALITET, 17 Shtator 2023, 16:21

Zgjatet sezoni turistik, plazhet plot edhe në Shtator

Zgjatet sezoni turistik, plazhet plot edhe në Shtator

Sezoni turistik vijon edhe në shtator.  Të shumtë janë ata që kanë zgjedhur të shijojnë qetësinë e këtij muaji në plazhet e jugut.

“Jemi nga Prishtina, ndihemi të privilegjuar që përmes televizionit tuaj të shprehim ndjenjat, kenaqësitë që kalojmë me vite të tëra në Dhërmiun e bukur", thotë një pushues për Tv Klan. 

Moti i mirë ka favorizuar rritjen e prenotimeve në jug. Shqiptarët që jetojnë prej vitesh jashtë vendit thonë se kanë vendosur të mos i mbyllin pushimet pa ardhur disa ditë në Shqipëri.

“Kemi ardhur nga Anglia, Shtatori më i mirë, deti këtu nuk paguhet, është shumë-shumë i mirë.”

Operatorët turistikë ndërsa përmendin një sezon të suksesshëm turistik veror, pohojnë se presin turistë deri në tetor. 

"Deri në fund të muajit është full, ka rezervime dhe tetori, deri diku nga 12,13, ka rezervime edhe në hoteleri, edhe në shërbime të tjera", shprehet Fotina Nina, operator turistik detar. 

Nga Janari deri në Muajin gusht rreth 7.2 milion të huaj kanë hyrë në Shqipëri, 27% më shumë sesa vjet.