TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Lulzim Basha ka nisur luftën e ashpër që paralajmëron çdo shtator, por jo ndaj kryeministrit.
Akti i parë i luftës, është fshirja e mesazheve të Gaz Bardhit nga grupi i Whatsappit, ku janë deputetët e PD-së.
Mbështetësi i Bashës, Endri Hasa, ka fshirë mesazhin e Gazment Bardhit, që njoftonte deputetët për mbledhjen e radhës të grupit, të martën në orën 12.00.
Endri Hasa, jo vetëm ka fshirë mesazhin, por edhe i ka hequr të drejtën deputetëve të shkruajnë mesazhe dhe të komunikojnë mes tyre në grupin e përbashkët të WhatsApp.
Veprimi i Lulzim Bashës vetëm sa ka nxitur deputetët e tjerë të largohen më pas nga ky grup, duke refuzuar këtë metodë "super demokratike" në grupin parlamentar. Deputetët të kontaktuar nga News24 e kanë konsideruar këtë një veprim qesharak dhe pa asnjë efekt, sa kohë ato mund të krijojnë sa grupe të duan për të komunikuar me njëri tjetrin.