TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Transmetimi i ndeshjeve të Kombëtares shqiptare në Europian është kthyer në një makth për opinionin publik për shkak të disa skemave skandaloze që ka përdorur Televizioni Klan, që ka fituar të drejtën e transmetimit të ndeshjeve të Euro 2024.
Edhe ne pse në mënyrë propagandistike në promot e tyre televizioni thekson se të gjithë tifozët do t’i ndjekin falas ndeshjet e përfaqësues kuqezi, ata po ndeshen që prej startit te Europianit me një paqartësi të pazakontë.
Klan ka vendosur që të ndryshoje pa asnjë lajmërim rregullat ku u bën me dije tifozëve se për të parë ndeshjet tek kanali i tyre duhet vetëm në rrjetin tokësor, duke injoruar totalisht pjesën më të madhe që kane rrjet satelitor.