TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kryeministri Edi Rama në konferencën e zhvilluar me presidentin francez Emmanuel Macron tha se e rëndësishme për Shqipërinë është të zhvillojë me kujdes detyrat e shtëpisë sa i përket integrimit.
“Sigurisht që do të duhet pak kohë, që mesazhi shumë i qartë i presidentit mbrëmë dhe sot që është një risi për qasjen ndaj rajonit të thyejë veshin të gjithë atyre që janë shumë të interesuar për këtë proces, por që janë mësuar ta shohin vetëm në rrugën tradicionale. Të gjithë ne prej shumë vitesh jemi mësuar me idenë se ky proces është një rrugë reformash dhe vlerësimesh nga përfaqësia e Brukselit që përfundon me anëtarësim.
Ndërkohë që e vërteta është që çdo ditë e më shumë me një botë që komplikohet del në pah domosdoshmëria e komplomentarizimit të kësaj rruge tradicionale me një rrugë paralele ku vendeve t’u jepen shumë hapësira, ku Bashkimi i Europës të bëhet përditë e më i prekshëm. Nga vetëm pyetja që meqë jemi Europa e Ballkanit të kërkojmë një korsi preferenciale, është një bazë e gabuar.
Nuk ka korsi preferenciale në këtë proces, për të arritur BE. Ne duhet të vazhdojmë me frymën e atij amaneti që nga koha e Skënderbeut, tek Rilindasit tanë e më pas tek njerëzit tanë që në shekuj e kanë dashur Europën si të tyren, kur nuk ekzistonte fare BE. Unë uroj që presidenti të shtyjë këtë proces. Që ajo që dje në Samit nisi si një rrugë paralele zhvillimi të zgjerohet. Plani i rritjes është guri i parë , pra vendet që janë në këto procese do të përfitojnë më shumë financime dhe më shumë akses në tregun e përbashkët.
Shqipërisë nuk i intereson një datë, sepse çdo datë që mund të vendoset, do të mbetet një tjetër takim i parealizuar, për mënyrën se si funksionon. Ne nuk e bëjmë këtë proces për të bindur Francën, apo BE por për të ndryshuar rrugën e të ardhmes së dy gjeneratave të tjera dhe që ta bëjmë të pakthyeshme Europën në Ballkan.
Ndaj na duhet që detyrat e shtëpisë ti bëjmë me përpikmëri, pa kërkuar korsi preferenciale. Duam ta marrim lejen e drejtimit kur te jemi në zotërim të plotë të makinës, por ku Bashkimi i Europës të ndodhë. Nuk të bën të bashkuar fakti që ke të drejtën e votës apo jo në BE. Këshilli Europian sot më duket si një familje kur gjyshërit fëmijët, prindërit janë në një tavolinë ku të gjithë kanë të drejtë në vendimmarrje.
Gjithë pjesa e urtë e shtëpisë thotë duam të marrë një vendim, çohet stërnipi dhe thotë jo. Kjo është e mira kur je një vend si Shqipëria që nuk ke barrën të kesh përgjegjësi kaq të mëdha. Ne duhet të bëjmë detyrën tonë këtu. Nuk është puna tu themi se po nuk ramë dakord ne këta nuk duhet ë marrin vendime. Ne na duhet vendi ynë ku nuk i merr koka erë stërnipit shqiptar që të thotë që e morë Skënderbeu edhe Europën," tha Edi Rama.