TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Dy shtetas suedezë janë qëlluar për vdekje dhe një i tretë është plagosur në Bruksel, në një sulm të dyshuar terrorist.
Ndeshja e futbollit kualifikuese Belgjikë-Suedi për Euro 2024 që po zhvillohej në qytet u anulua.
Brukseli është në alarmin më të lartë të terrorit pasi personi i armatosur, i cili dyshohet një pushkë sulmi, është ende i lirë.
Presidenti francez Emmanuel Macron, i cili ndodhet për një vizitë në Shqipëri, u shpreh: “Evropa është tronditur”.
Një zëdhënës i prokurorit federal belg, Eric van Duyse, i kërkoi banorëve “të qëndrojnë në shtëpi për sa kohë që kërcënimi nuk është çrrënjosur”.
Në një video të publikuar shfaqet një burrë që flet arabisht duke thënë se ai e kreu sulmin në emër të Zotit dhe se vrau tre persona.
Prokurorët thonë se është hapur një hetim për terrorizmin në lidhje me të shtënat me armë në Bulevardin d’Ypres.
Në pamje shihet një burrë i veshur me një xhaketë fluoreshente që zbret nga një skuter i armatosur me pushkë dhe hyn në një ndërtesë aty pranë.
Ai qëlloi për vdekje dy persona që ishin të veshur me bluza futbolli të kombëtares suedeze.