AKTUALITET, 17 Tetor 2023, 09:06

Pas takimit me Begajn, Macron do të shkojë në Kryeministri! Kush janë marrëveshjet që do të nënshkruajë më Ramën

Pas takimit me Begajn, Macron do të shkojë në Kryeministri! Kush

Pas takimin me Kreun e Shtetit, Bajram Begaj në Presidencë, lideri francez  Emmanuel Macron do të shkojë në Kryeministri.

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron dhe kreu i qeverisë, Edi Rama do të nënshkruajnë marrëveshjet ekonomike dhe bashkëpunimit mes dy vende në orën 10:30.

Ndërsa orën 11:30 do të zhvillohet konferenca për shtyp me mediat.

Vizita e Macron është historike, pasi është hera e parë që një president francez viziton zyrtarisht Shqipërinë.

Për shkak se e shtyu me disa orë vizitën e tij, Macron humbi punimet e samitit BE-Ballkani Perëndimor në kuadër të Procesit të Berlinit, edhe pse më herët e kishte konfirmuar pjesëmarrjen.

Macron e shtyu ardhjen e tij në Tiranë për pasditen e së hënës (16 Tetor) për të marrë pjesë në samitin e Procesit të Berlinit, për shkak të një sulmi terrorist në Arras (Francë) ku mbeti i vrarë një mësues dhe nga situata në Lindjen e Mesme.

Macron nuk mundi të ishte i pranishëm prej mëngjesit të djeshëm, kur liderët e Ballkanit Perëndimor, kancelari gjerman Olaf Scholz dhe presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen u pritën nga Kryeministri shqiptar Edi Rama.