BALLKAN, 1 Mars 2023, 19:13

Aksidenti tragjik me 38 viktima në Greqi, dalin pamjet e momentit të përplasjes së dy trenave (VIDEO)

Aksidenti tragjik me 38 viktima në Greqi, dalin pamjet e momentit të

Një aksident i rëndë hekurudhor ka ndodhur në mesnatë në Greqi, ku dy trena, njëri për pasagjerë dhe tjetri për mallra, janë përplasur me njëri-tjetrin.

Sipas mediave greke, ata ishin duke udhëtuar në të njëjtën linjë dhe veç 38 viktimave, shumë persona të tjerë mbetën të plagosur.

Një kamera sigurie ka kapur momentin tronditës të përplasjes së dy trenave.

Sipas asaj që shihet, treni tregtar që lëviz për në Larisa dhe treni i pasagjerëve që ishte nisur në orën 19:22 nga Athina janë në të njëjtën linjë, duke lëvizur me shpejtësi prej rreth 166 km/h.

Kjo ka bërë që ata të mos e shmangnin dot përplasjen. Ndërkohë kujtojmë se pas ngjarjes së rëndë ka dhënë dorëheqjen ministri i Infrastrukturës në Greqi, i cili mori përsipër përgjegjësitë e tij lidhur me aksidentin.

Për të parë videon e përplasjes së dy trenave klikoni KËTU.