TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, me anë të një postimi në Facebook ka shkruar se shqiptarët po paguajnë 185 milionë euro më shumë për 9% më pak karburant.
Sipas tij “bordi i hajdutërisë” me fiksimin periodik të çmimeve ka ndikuar në mbajtjen e karburanteve të shtrenjta pasi tregtarët nuk optimizojnë blerjet për periudha të gjata kohore.
Postimi i plotë:
SKANDALI.
Shqiptaret paguajne 185 milione euro me shume per 9% me pak karburant!!
Grabitje e hapur e qytetareve me naften.
Shqiptaret kane paguar plot 185 milion euro me shume per nje sasi ne totale me te paket me 9%.
Gjithashtu qeveria mban çmimin me te larte per liter nafte.
Sot ne Shqiperi kushton nje liter nafte 211 lek/ litri ne Maqedoni nje liter nafte kushton 168 lek/litri.
Bordi i Hajduterise me fiksimin periodik të çmimeve ka ndikuar në mbajtjen e karburanteve të shtrenjta, pasi tregtaret nuk arrijnë të optimizojnë blerjet për periudha të gjata kohore.
Bordi i hajduterise Qeveri+Oligarke vjedhin diten per diell duke mbushur xhepat dhe duke vrare konkurencen.
Bllokimi i Projektligjit te paraqitur nga Partia e Lirise per pezullimin e Takses se Qarkullimit dhe te asaj te Karbonit qe ne fillim te marsit te 2022 per me shume se nente muaj ka djelle nje grabitje me dhjetra milion euro nga xhepat e qytetareve.
Grabitja me naften eshte nje krim ekonomik shume i rende i qeverise dhe SPAK mbyll syte.
Qytetaret vidhen dhe plaçkiten perdite nga qeveria me naften dhe parate nuk shkojne per pagat e pedagogeve, mjekeve, mesuesve apo ndihme per studentet, por per koncesione e tendera.
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Gro