TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Dy persona kanë përfunduar pas hekurave, pasi akuzohen për shitje të lëndëve narkotike. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se u arrestuan shtetasit me inicialet S. K., 20 vjeç dhe A. U., 22 vjeç, të dy banues në Kavajë.
NJOFTIMI I POLICISE
Vijon megaoperacioni policor antidrogë i koduar “Tempulli”, kundër veprimtarive kriminale të prodhimit dhe të shitjes së lëndëve narkotike, në zona kryesisht me frekuentim të lartë nga të rinjtë.
Vihen në pranga 2 shtetas që shitnin doza cannabisi, në lagje të ndryshme të Kavajës, si dhe mbanin armë të ftohta. Sekuestrohen një sasi lënde narkotike cannabis sativa, e ndarë në disa doza të gatshme për shitje, automjeti që përdornin të arrestuarit, për shpërndarjen, si dhe 2 shkopinj bejsbolli. Në vijim të punës së përditshme të Policisë, kundër veprimtarisë kriminale të shitjes së lëndëve narkotike, punë e cila kryhet në kuadër të megaoperacionit “Tempulli” dhe me mbështetjen e informacioneve nga inteligjenca policore, shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” të DVP Durrës, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë, goditën një tjetër rast të shitjes së dozave të lëndës narkotike cannabis sativa, në lagje të ndryshme të këtij qyteti.
Për këtë rast u vunë në pranga shtetasit S. K., 20 vjeç dhe A. U., 22 vjeç, të dy banues në Kavajë. Këta shtetas u kapën në flagrancë, teksa lëviznin me automjet, në Qerret, me një sasi lënde narkotike cannabis sativa, të ndarë në disa doza, me qëllim shitjen. Dozat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, bashkë me automjetin dhe me 2 armë të ftohta (shkopinj bejsbolli) që u gjetën në brendësi të këtij automjeti. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.