AKTUALITET, 20 Nëntor 2023, 11:11

Çuçi pas seancës 5-minutëshe për buxhetin: Ja pse nuk pranohen kërkesat e opozitës për ngritjen e komisioneve hetimore

Çuçi pas seancës 5-minutëshe për buxhetin: Ja pse

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Bledi Çuçi është ndalur të flasë për mediat, pas përfundimit të seancës e cila zgjati vetëm 5 minuta për miratimin në parim të buxhetit për vitin 2024.

Ai u shpreh se Kuvendi nuk është krizë, por është Partia Demokratike në krizë.

“Parlamenti nuk është në krizë. Në krizë është PD” , tha ai shkurtimisht.

I pyetur nga gazetarët edhe për mos lejimin e opozitës për ngritjen e komisioneve hetimore, Çuçi tha se ajo është një e drejtë kushtetuese e saj dhe se nuk janë ata që nuk po i lejojnë, por Gjykata Kushtetuese, e cila thotë se objekti duhet të plotësojë disa kushte specifike.

“Ke vargu i atyre që përmende shto edhe grupin e PS që thotë se është e drejtë kushtetuese ngritjen e komisioneve. Por siç ka thënë Gjykata Kushtetuese, duhet që objekti të plotësojë disa kushte. Të paktën 3 kërkesat e fundit të opozitës, të treja kërkesat kanë mangësi në objekt.

Konkretisht, objektet e komisioneve hetimore që ka kërkuar opozitë është një objekt i përgjithshëm dhe jo specifik. E dyta e drejta kushtetuese nuk e kthen automatikisht nuk e kthen parlamentit në një super organ.

Nëse  plotësohen këto mangësi askush nuk e pengon” shtoi ai.