AKTUALITET, 20 Nëntor 2023, 14:31

Deputetja e grupit të Bashës ironizon kolegët e PD-së: E ndezin zjarrin dhe vetë e fikin! Shfaqje që s'u shërben shqiptarëve

Deputetja e grupit të Bashës ironizon kolegët e PD-së: E

Deputetja e grupit të Bashës, Oriola Pampuri i cilësoi skenat e Rithemelimit si “luftë donkishoteske” ku nuk u ofrohet asnjë zgjidhje shqiptarëve. Ajo tha se përkundër rasteve kur për buxhetin është diskutuar për 48 orë rresht, këtë herë, u bë një shfaqje për interesa personale dhe se 2 grupet i shërbyen njëri-tjetrit.

“Kaosi i zhvilluar në sallën e parlamentit, ishte që ata që e ndezin zjarrin dhe po ata e fikin. Skena të tilla, luftë alla “don kishoteske” nuk u shërbejnë shqiptarëve. Shqipëtarëve u shërben një zgjidhje. Ka pasur raste që është diskutuar për 48 orë për buxhetin, nuk e ka parë historia që buxheti të kalojë për 5 minuta. Nga ana tjetër bëhet një shou që u shërben vetëm personave që e bëjnë këtë zhurmë për interesa personale. Po ashtu edhe Rama e bëri shfaqjen, sepse miratoi buxhetin e 7 miliardë eurove, pa asnjë diskutim. Të dy grupet në sallë ndihmuan njëri-tjetrin. Njëra palë miratoi buxhetin pë të shpërdoruar paratë e shqiptarëve”, -u shpreh Pampuri.

Sa i takon votimit nen për nen të buxhetit që pritet të bëhet në 6 dhjetor, deputetja Pampuri tha se pavarësisht se mund të përmenden amendamentet e propozuara nga PD, synimi i qeverisë nuk do jetë zgjidhja e problemeve të qytetarëve.