TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Pak ditë më parë një pjesë e aksit rrugor Korçë-Ersekë rrëshqiti, duke bërë të pamundur kalimin në rrugën që ka 10 vite që ndërtohet.
Një rrugë pa standarde, e shtruar keq dhe e ngushtë, edhe pse ka kushtuar 60 milionë euro, por që do të kushtojë edhe më shumë për riparimin pas shembjes së saj.
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, deklaroi sot se ajo që ndodhi këto ditë ishte paralajmëruar prej tij një javë më parë në Shkodër dhe se ajo rrezikon të përsëritet në "Kardhiq-Delvinë", por dhe në rrugët e tjera të florinjta të "Rilindjes".
Reagimi i Metës
Para një jave nga Shkodra e paralajmërova atë që pritej të ndodhte me rrugën super të shtrenjtë por pa standarde, "Korçë-Ersekë", që rrezikon të përsëritet në "Kardhiq-Delvinë", por dhe në rrugët e tjera të florinjta të "Rilindjes".
"Veprat" më të mëdha të kësaj Qeverie janë gropat shumë të thella të korrupsionit në çdo sektor, që vetëm thellohen dhe përhapen kudo!
Kështu ndodh në një vend ku drejtësia garantohet nga ai që e ka kapur për fyti: Kryeministri!