AKTUALITET, 19 Shkurt 2024, 09:43

Dyshohet se plagosi me armë zjarri fqinjin, vetëdorëzohet në polici 31-vjeçari

Dyshohet se plagosi me armë zjarri fqinjin, vetëdorëzohet në

Autori i dyshuar i plagosjes me armë zjarri të ndodhur dy ditë më parë në Tiranë është vetëdorëzuar në polici. 31-vjeçari me inicialet A. K., (K) dyshohet se plagosi në këmbë fqinjin e tij, Xh. K., për shkak të disa pengesave të vendosura në rrugë.

Ngjarja ka ndodhur pasditen e 17 shkurtit në rrugën "Haki Shehu" në kryeqytet. Policia sekuestroi arma e zjarrit pistoletë dhe sasi municioni luftarak.

Njoftimi i policisë:

Vetëdorëzohet në Polici, 31-vjeçari që plagosi me armë zjarri fqinjin e tij, më datë 17.02.2024.

Sekuestrohet arma e zjarrit pistoletë e dyshuar e përdorur për plagosjen dhe sasi municioni luftarak.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ndaj Personit në DVP Tiranë ndaluan shtetasin A. K.(K)., 31 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas, më datë 17.02.2024, rreth orës 17:35, në rrugën “Haki Shehu”, Tiranë, është konfliktuar për motive të dobëta, me fqinjin e tij, shtetasin Xh. K., dhe gjatë konfliktit e ka qëlluar atë me armë zjarri.

Si pasojë shtetasi Xh. K. është dëmtuar. Aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e zjarrit pistoletë, e dyshuar e përdorur gjatë ngjarjes, dhe sasi municioni luftarak.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.