AKTUALITET, 5 Dhjetor 2022, 19:34

“Për një Shqipëri si Europa”/ Tedi Blushi bën thirrje për të t’iu bashkuar protestës: Kundër një regjimi hajdut dhe skizofrenik

“Për një Shqipëri si Europa”/ Tedi Blushi bën

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi u bën thirrje qytetarëve shqiptarë që t’i bashkohen protestës ditën e nesërme.

Në një postim në Facebook, Blushi thotë se qytetarët duhet të bëhen bashkë kundër një regjimi hajdut dhe skizofrenik.

Sipas Blushit, kjo qeveri vjedh pa pushim çdo familje shqiptare dhe shpopullon vendin nga të rinjtë.

Postimi i Tedi Blushit:

Të gjithë bashkë për një Shqipëri si gjithë Europa, kundër një regjimi hajdut dhe skizofrenik, që vetëm vjedh pa pushim çdo familje shqiptare dhe po shpopullon vendin nga të rinjtë!  Nesër, ora 12:00, bashkohu edhe ti për një Shqipëri europiane që u përket të rinjve!