TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Nesër nis viti i ri akademik, por duket se do të filloj jo si çdo vit, pasi pedagogët kanë njoftuar bojkot të procesit mësimor. Ata kanë zhvilluar dy protesta, ndërsa kërkojnë nga qeveria plotësimin e disa kërkesave, ku kryesorja është rritja e pagave.
Protesta mbështetet edhe nga opozita! Kryetari i PD, Sali Berisha me anë të një postimi në Facebook bën thirrje për pjesëmarrje në protestën e organizuar nga pedagogët.
Sipas tij, qeveria po mban një qëndrim cinik ndaj kërkesave të Sindikatave.
“Të gjithë në protestë. Nesër greva e plotë e Universiteteve!
Pedagogët, studentët, punonjësit e Universiteteve, me thirrjen e Sindikatave të tyre, bojkotojnë mësimin në shenjë proteste ndaj qëndrimit cinik të qeverisë për kërkesat e Sindikatave. Të gjithë në protestë”, shkruan Berisha.