TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
225 gra kanë humbur jetën për shkak të kancerit të gjirit gjatë vitit 2021.
Ka pasur raste edhe në moshë shumë të re .Por atëherë kur vdekjet e parakohshme për shkak të kësaj sëmundje patën shënuar rënie për disa vite, pandemia e Covid 19 prishi të gjithë ekuilibrat si në diagnostikim të hershëm dhe në vazhdimësinë e trajtimeve .
“Duhen analizuar me kujdes vitet e pandemisë pasi kemi një rritje të lehtë”– tha Alban Ylli, Instituti i shëndetit publik
Nuk janë të rralla rastet me kancer gjiri që diagnostikohen në fashën 20 – 30 vjeçare por ekspertët thonë se kjo vjen për shkak të rritjes së ndërgjegjësimit për tu kontrolluar ndërkohe që mosha e mesatare e kancerit të gjirit sipas tyre ka një prirje për tu rritur për shkak të plakjes së popullatës.
“Mosha mesatare është 57- 58 vjeç”- tha Alban Ylli.
Muaji tetor konsiderohet muaji i fjongos rozë ku një pjesë e grave rendin për të bërë kontrolle, por eskpertët e shëndetit bëjnë thirrje që kontrollet të bëhen gjatë gjithë vitit e jo vetëm në tetor. /TCH