TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Është gjetur e humbur vetëm pak minuta më parë, një vajzë vetëm 4 vjeçe në zonën e Liqenit Artificial.
Por sipas një Njoftimi të Policisë, është paraqitur nëna e fëmijës në Komisariat.
Tiranë/Informacion paraprak
“Më datë 15.03.2023, është konstatuar e vetme te Liqeni Artificial, një vajzë 4 vjeçe, që quhet Merkel, e cila është shoqëruar më pas në ambientet e Komisariatit të Policisë Nr. 1.
Fëmija ka flokë të zinj, ka veshur kostum rozë dhe një jelek të bardhë sipër.
Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë fton qytetarët që mund të kenë dijeni për familjarët e fëmijës të telefonojnë në numrin pa pagesë 112.”
Njoftimi i fundit
Në vijim të informacionit paraprak të dhënë pak më parë për vajzën 4-vjeçare, ju informojmë se:
Në Komisariatin e Policisë Nr. 1 është paraqitur nëna e vajzës, shtetasja D. S., e cila mori në gjendje të mirë shëndetësore vajzën e vet.