AKTUALITET, 15 Mars 2023, 21:07

I akuzuar për korrupsion dhe abuzime me tendera publikë, arrestohet kryetari i Bashkisë së Bulqizës

I akuzuar për korrupsion dhe abuzime me tendera publikë, arrestohet

Lefter Alla, kryetar i Bashkisë së Bulqizës është vënë në prangat e policisë pasditen e sotme.

Burime bëjnë me dije se ai është vënë në pranga me urdhër të SPAK për shkak se ndaj tij rëndojnë dy akuza.

Alla akuzohet për korrupsion dhe abuzim me tenderat publikë.