TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Arben Ahmetaj, ish-ministër i Financave, ish-zv/kryeministër tashmë e sheh veten me këmbë jashtë Partisë Socialiste.
Pasi e shkarkoi nga funksionet shtetërore, Rama e zhveshi Ahmetajn edhe nga detyrat në parti.
Shtatorin e kaluar Ahmetaj mori një tjetër goditje nga kryeministri.
Në një mbledhje të beftë me strukturat e PS, Rama vendosi largimin e Ahmetajt nga drejtues i qarkut të Vlorës dhe në vend të tij çoi Damian Gjiknurin.
Sakaq, prej një kohe të gjatë ai nuk merr pjesë në mbledhjet e PS.
Mbrëmjen e sotme Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste zhvilloi mbledhje, ku në fokus ishin zgjedhjet e 14 majit.
Deputetët u thirrën nga vetë kryesocialisti Edi Rama, i cili u dha dhe porosit për vendoret.
Në mbledhje ra në sy mungesa e Arben Ahmetajt.
Këtij të fundit, pak ditë më parë BKH dhe SPAK i bastisën shtëpitë vetëm disa orë pas një sulmi të Edi Ramës i cili iu përgjigj Ahmetajt duke thënë se "do ishte shumë keq për të po të ishte gjykatës".