TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryetari i PD, Sali Berisha ka komentuar nga Mirdita ngjarjen e rëndë në Shkodër ku një grua lehonë u burgos, pavarësisht se ka lënë jashtë një foshnje 8 ditëshe.
Berisha tha se kjo është qeveria e Edi Ramës dhe zonjave që qëndrojnë pas tij.
Sot ne jemi një komb në rrokullisje, në një rrokullisje të cilën nuk na e kanë dhënë dot, nuk na e kanë shkaktuar dot as pushtuesit më të egër, as pushtimet e gjata. Jo ne kemi qëndruar.
A nuk e filloi ky duke arrestuar 38 mijë shqiptarë për faturat e energjisë dhe ujit, që nuk ndodh askund në botë se janë çështje civile. A nuk arrestoi ky 3 ditë më parë lehohën me fëmijë 8 ditësh, a nuk u vra zonja 60-vjeçare që mbante mbesën duke bërë dy punë në ditë në banak, se Edi Rama çirret dhe bërtet; të hanë kokën e njëri-tjetrit, sikur nuk ka shtet. Të hanë kokën e njëri-tjetrit thotë ai, i cili ua dorëzon rendin, sigurinë e qytetarëve, vrasësve dhe bandave. Të hanë kokën e njëri-tjetrit thotë ai, i cili u jep licencë për vrasje, në një kohë kur ne skemi dënim me vdekje, në një kohë kur ne paguajmë 15 mijë rrogëtar me uniformë, të cilët më shumë asistojnë krimin se mbrojnë jetën e qytetarëve.
Të gjitha këto janë bërë kushte që i largojnë shqiptarët nga Shqipëria. Pasiguri e madhe, por mbi të gjitha ajo që lemerit shqiptarët sot në shumicën e tyre është varfëria, pasiguria, pamudësia për të përcaktuar të nesërmen e tyre. Sigurisht të mbash një popull, një shoqëri 8 vite pa rritë rrogat nuk ka cinizëm më ekstrem, pashpirtësi më të madhe, pandjeshmëri më të madhe ndaj tyre. Sepse është alfa e çdo gjëje.
.