AKTUALITET, 29 Maj 2023, 18:58

“Rinia ia ktheu kurrizin politikës më 14 maj”, Basha në Durrës: Dy propozimet që sjellin zgjidhjen kundër kësaj qeverie

“Rinia ia ktheu kurrizin politikës më 14 maj”, Basha

Ish-kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është ndalur sot në një takim me të rinj në qytetin e Durrësit ku shpalosi dy propozimet që do të sjellin zgjidhje për ta.

Gjatë fjalës së tij Basha tha se rinia shqiptare është lënë pas dore dhe se nuk ka marrë vëmendjen e duhur nga qeverisja. Gjithashtu ai shtoi se kapja e bashkisë së Durrësit ka rezultuar fatale për qytetarët, por edhe për ekonominë.

"Një nga problemet kryesore është se rinia nuk dëgjohet. Nuk dëgjohen qytetarët, të moshuarit, të rinjtë. Nuk dëgjohen mbi të gjitha rinia shqiptare. 13 në 100 te rinj që votonin për herë të parë, shkuan të votojnë. 87 ne 100 votues nuk shkuan të votojnë. Kjo ndodhi sepse politika nuk i dëgjoi. Rinia iu ktheu kurrizin politikës. Kjo nuk është zgjidhja. Kjo është lëngata e gjate e Shqipërisë. Shërimi është të flisni, aq sa të jetë e pamundur që të mos ju dëgjojë.

Platforma e PD.

PD, duan apo nuk duan disa, PD do kthehet ne shpresën për Shqipërinë dhe shqiptaret. Dite te vështira për PD dhe Shqipërinë. Ta harrojnë ata qe thurin plane se do te zhdukin PD. E kundërta do ndodhe. Nuk lindem për veten tone, por lindem dhe rritemi për njerëzit. Ne sot po gjejmë udhën fale jush. Kapja e bashkisë së Durrësit ka rezultuar fatale për familjet që janë larguar nga ky qytet dhe nuk janë me ne Durrës, kanë emigruar. Ka rezultuar fatale për ekonominë, qe sot nuk konkurron dot as me një fshat te Kroacisë. E para, deputetet zgjidheshin koke me koke, ky ishte sistemi mazhoritar. Shkuan tek sistemi proporcianal, qe nuk do zgjidhnin kriminelet. Problem me maxhorizatin u dyfiushua me proporcianalin. Ju i njhni se kush jane. E dini fare mire se cialt jane metodat dhe marrin votat. Pasha kryesore ishte e kryetareve.", tha ai.

Mes të tjerash Basha shtoi se Ligji per dekrimanalizimit nuk lejonte kriminelet ne bashki apo parlament.

"Iu gjet zgjidhja nga ustallarët, çonin djemtë, dhëndrit.

Dy propozime japin zgjidhje kësaj gjendje

-Lista te hapura, kush renditet me larte, do shkoje ne parlament. Edhe kjo nuk ehte garanci e mjaftueshme. Sepse disa i marrin votat me para, kërcënime me joshje.

Ndaj ky ilaç funksionon nëse merret me ilaçin tjetër, vetingu i politikaneve.

2-Vetingu i sistemit te drejtësisë ka nisur, po kështu po funksion ne polici. Këtë e propozuam edhe ne politike. Politikanet qe kane lidhje te papërshtatshme nuk mund ti mbrojnë qytetaret shqiptare. Nuk mund t’ju shërbejnë ju nëse janë duke vjedhur taksat tuaja. Vetingu ne politikë është largimi i politikaneve qe kane lidhej me boten e krimit dhe lidhje te papërshtatshme.", theksoi ai.