TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Vetëm katër shtete, përveç vetë Rusisë, votuan kundër rezolutës në OKB që dënon agresionin rus në Ukrainë.
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së ka votuar në favor të një rezolute që dënon agresionin rus dhe i bën thirrje asaj që menjëherë të tërheqë të gjitha forcat e saj ushtarake nga Ukraina.
Rezoluta u mbështet nga 141 shtete, nga 193 anëtarë, në një sesion të rrallë urgjent të Asamblesë së Përgjithshme të thirrur nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së.
Vendet që votuan kundër rezolutës në OKB janë, vetë Rusia, Koreja e Veriut, Eritrea, Siria dhe Bjellorusia. Gjithashtu 34 vende abstenuan.
Surprizë ka qenë vota e Serbisë pro kësaj rezolute, duke dënuar agresionin rus. Më herët Serbia kishte mbajtur një qëndrim ambig, duke refuzuar të dënojë aktet e Putin dhe të vendosë sanksione ndaj Rusisë.
Ky votim, e izolon edhe më tej Putinin dhe është një shenjë se jo vetëm Perëndimi, por shumica e vendeve të botës janë të bashkuara për të dënuar aktet e tij.
Përpara votimit, ambasadori i Ukrainës në OKB Sergiy Kyslytsya tha se Rusia “kishte ardhur për të privuar Ukrainën nga e drejta për të ekzistuar”.
Ambasadori rus Vassily Nebenzia tha se Rusia dëshironte të ndalonte një konflikt separatist në Ukrainën lindore dhe akuzoi Perëndimin për përdorimin e “kërcënimeve të hapura dhe cinike” për t’i bërë vendet të votojnë për rezolutën.
Kjo ishte mbledhja e parë urgjente e Asamblesë që prej vitit 1997.
Rezultati i votimit: