NË FOKUS, 14 Shkurt 2022, 23:07

"Mazniku u nxeh shumë kur i thashë mashtrues!"/ Banorja e "5 majit" tregon sherrin me nënkryetarin e Bashkisë

"Mazniku u nxeh shumë kur i thashë mashtrues!"/ Banorja e
Nënë Liza, Arbjan Mazniku, Loreta Nikolli

Dy banore të lagjes 5 maji, që po protestojnë për shembjen e banesave, Nënë Liza dhe Loreta Nikolli, kanë qenë të ftuara në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV. 

Ato deklaruan se nuk firmosin marrëveshje me Bashkinë, pa e marrë shtëpinë në vendin ku e kishin dhe treguan prapaskenat e përplasjeve me autoritetet. 

Pjesë nga biseda: 

Ylli Rakipi: Cfarë ju ka ofruar Bashkia e Tiranës dhe për cfarë nuk keni rënë dakord ju? 

Loreta Nikolli: Ishte një marrëveshje paraprake premtimi, që në të ardhmen premtohej që do të merreshin metra. Ishte pa datë. Me Maznikun kam patur përplasje shumë të fortë. Ai u nxeh shumë keq kur i thashë je mashtrues. Këto janë fjalët ekzakte. Thotë në të ardhmen ju premtoj që do t’ju japë metrat që keni! 

Arjan Curri: Pra interesi i shtetit është t’i shtyjë këto banorë të firmosin, ndaj një këshilë, mos firmosni pa avokat. Mos firmosni, prisni disa vite. Zgjasin ca, por merret shpërblimi i drejtë nga gjykata.

Ylli Rakipi: Me kryetarin e Bshkisë je takuar?

Nënë Liza:  Jo ai nuk pranon të na takojë. 

Loreta Nikolli: Mazniku është super mashtrues, mirë që nuk na goditi ai kur i thashë mashtrues. Më drejtoi gishtin, i thashë ul duart!