NË FOKUS, 14 Shkurt 2022, 22:57

"Vajtët në zyrën e të madhit, çfarë ju premtoi?"/ Nënë Liza tregon takimin me Ramën: Më tha ke bërë zhurmë boll...

"Vajtët në zyrën e të madhit, çfarë ju
Liza Marku (Nënë Liza) dhe Edi Rama

Liza Marku, banore e lagjes 5 maji, e njohur për publikun si Nënë Liza, ka qenë e ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, për të folur për prishjen e banesave dhe protestat e banorëve. 

Ylli Rakipi e pyet nënë Lizën për takimin e zhvilluar me Edi Ramën. Ajo tha se Rama ka premtuar që ajo do ta marrë shtëpinë, por deklroi se iu kërkua të firmoste një kontratë të pandryshuar pas takimit me kryeministrin. 

Pjesë nga biseda: 

Ylli Rakipi: Vajtët në zyrën e të madhit dhe e takuat. Nga videot dukej situatë e tensionuar. Çfarë biseduat me Ramën?

Nënë Liza: I thashë punën e shtëpisë. Më tha duhet me i lëshu vetë. I thashë i dua me letra, me avokat dhe me noter. Unë i thashë nuk firmos. Më tha do e marrësh shtëpinë.

Ylli Rakipi: Nuk mund të dalë kryeministri me një zonjë në moshë dhe të gënjejë publikisht. Ti e ke të vdekur që e merr... Ai doli publikisht!

Nënë Liza: Do e marrësh shtëpinë tha, por me taksat e shqiptarëve. Unë nuk kam dalë për sevap i thashë. Në media mos dil tha, mos dil në protestë, ke bërë zhurmë boll tha. Shtëpinë do e marrësh kur të bëhen tha. Por kur do bëhen? Tani u mëzitëm me rrenat, nuk ka burrë që më rren më.
Pas takimit, më thanë hajde firmos kontratën se ty të ka marrë kryeministri. Morëm avokatin, vajtëm aty, pyeta a ka ndryshaur gjë, jo më thanë. Kur shoh ishte kontrata si e para. I thashë jo nuk firmos unë këtë. Ne nuk dolëm në protestë për të firmosur atë. Ne duam vendin se ku do të jetë shtëpia. Pika e parë, ku e marrim.