AKTUALITET, 10 Prill 2026, 15:47

Ndihmonte emigrantët të kalonin kufirin kundrejt pagesës, arrestohet 44-vjeçari në Korçë

Ndihmonte emigrantët të kalonin kufirin kundrejt pagesës,

Një 44-vjeçar është vënë në prangat e policisë në Korçë, pasi dyshohet se ndihmonte emigrantët të kalonin kufirin në mënyrë të paligjshme kundrejt pagesës.

Sipas policisë, personi me iniciale N. Q., banues në fshatin Mborje, ishte shpallur në kërkim nga Drejtoria Vendore e Kufirit dhe Migracionit Korçë.

Ai dyshohet se në bashkëpunim me persona të tjerë ka ndihmuar 5 emigrantë të kalonin ilegalisht kufirin. Këta të fundit u kapën nga policia më 14 mars 2026, në fshatin Polenë.

Pas përfundimit të veprimeve procedurale, 44-vjeçari do të hetohet në gjendje të lirë për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

Njoftimi i plotë i Policisë së Shtetit

Shërbimet e Mbështetjes Operacionale të Hetimit të DVP Korçë kapën shtetasin N. Q., 44 vjeç, banues në fshatin, Mborje, Korçë, i cili ishte shpallur në kërkim nga Drejtoria Vendore e Kufirit dhe Migracionit Korçë, pasi dyshohet se në bashkëpunim me shtetas të tjerë, ka ndihmuar kundrejt pagesës, për të kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme, 5 emigrantë, të cilët u kapën nga Policia, më datë 14.03.2026, në fshatin Polenë, Korçë. Në përfundim të veprimeve procedurale shtetasi do të hetohet në gjendje të lirë, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.