AKTUALITET, 10 Prill 2026, 19:38

Ngjarje e rëndë në Nikël, një i vrarë/ Dyshohet se autori dhe viktima ishin fqinj, detajet e para

Ngjarje e rëndë në Nikël, një i vrarë/ Dyshohet se

Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me vrasjen e ndodhur pak më parë në Nikël të Fushë-Krujës.

Burime bëjnë me dije se një person ka vrarë me armë zjarri fqinjin e tij, ndërsa mësohet se para disa ditësh ato kishin pasur edhe një konflikt mes tyre.

Mësohet se ka qenë vetë autori ai që ka njoftuar policinë.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes si dhe kapjen e autorit.