AKTUALITET, 10 Prill 2026, 14:46

Rama për akuzat e opozitës: Negociatat vazhdojnë sipas planit, Shqipëria nuk i ka pasur kurrë më parë të mëdhenjtë me vete

Rama për akuzat e opozitës: Negociatat vazhdojnë sipas planit,

Kryeministri Edi Rama komentoi me ironi akuzat e opozitës se procesi i integrimit në BE është bllokuar pasi shumë vende nuk kanë miratuar raportin IBAR për shkak të zhvillimeve të fundit politike në vend.

Në një takim me pensionistë në Njësisë nr 2, kryeministri tha se negociatat vazhdojnë sipas planit, duke shtuar se Shqipërisë s’i ka buzëqeshur kurrë fati si tani që i ka vendet e mëdha të BE krah saj dhe mbështesin integrimin.

“Jam i bindur se i keni parë edhe ju u bllokua anëtarësimi e integrimi, u ndalua përparimi. Por rëndësi ka që negociatat vazhdojnë sipas planit dhe në këtë fazë jemi në kushtet kur kemi hapur të gjithë kapitujt, dhe tani jemi duke diskutuar me KE dhe negociuar piketat e ndërmjetme.

Që për x gjëra afatet janë këto. Këto qëndrojnë si aneks në procesin e negociatave që dmth se fundi i marsit dhe prilli ishin të planifikuara në kalendarin e punës tonë me KE si momenti i diskutimit mes nesh dhe vendeve anëtare për piketat e ndërmjetshme.

Na ka ardhur sot në dorë fati i këtij vendi dhe s’i ka buzëqeshur Shqipërisë kurrë më parë si sot fati. Se kurrë më parë s’i ka pasur të gjithë të mëdhenjtë me vete. Ne kemi bërë tonën për të arritur këtu, por është edhe interesi i tyre që të na marin brenda dhe do ta shfrytëzojmë maksimalisht këtë moment.”, tha Rama.