TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ish prokurori Eugen Beci, që hetoi masakrën e Peshkëpisë, deklaroi në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, se hetimi për këtë çështje u mbyll për dy arsye thelbësore. Së pari, shteti grek nuk ktheu përgjigje për kërkesat e Prokurorisë shqiptare.
Ish prokurori zbuloi gjithashtu se u zhdukën fashikuj nga dosja, ngjarje kjo e paprecedent.
Biseda në TPZ:
Ylli Rakipi: Pse u mbyll çështja e Peshkëpisë? Ju keni qenë prokuror i çështjes.
Eugen Beci: Në pikëpamje të korrespodencës me shtetin grek, nuk ishin të plota. Është detyrim që rrjedh nga Konventat.
U gjetën disa shpjegime proceduriale, që kanë të bëjnë me parashkrimin e veprës penale .
Pati dy probleme, zhdukja e një fashikulli të hetimit, që u bë nga autoritetet shqiptare. Dhe mos ardhja e letërporosisë (nga Greqia).
Ishte rasti i parë që hasa një dosje, që mungonte materiali. Në vend të vendimit, thuhej janë fletë formati bosh.
Veprat janë kryer që nga 94. Një akt terrorist mbeti pa u ndëshkuar.