AKTUALITET, 5 Tetor 2022, 11:27

Protesta/ Pedagogu tregon takimin me ministren Kushi: Na tha “po” për të gjitha kërkesat, por në fund pohoi; “nuk ka lekë!”

Protesta/ Pedagogu tregon takimin me ministren Kushi: Na tha “po”

Ashtu siç e kishin paralajmëruar, pedagogët kanë dalë sot në protestë. I pari që mori fjalën ishte pedagogu Aleksander Petre i Shkencave të Natyrës.

Ai zbuloi mes të tjerash një bisedë që ministrja e Arsimit, Evis Kushi ka bërë me kolegë të tij, ku si fillim kishte pranuar kërkesat e pedagogëve, në fund të bisedës kishte thënë se; nuk ka lekë.

“Shkencat luajnë me numrat. Numrat i bëjmë shifra dhe shifrat flasin. Ministrja shkoi sot në Universitetin Bujqësor.

Ajo tha se; kërkesa tuaja janë minimaliste. Na tha; ‘unë jam si ju, se jam pedagoge, jam si ju dhe punoj për ju. Do të realizojmë atë që keni thënë’. Por në fund tha; ‘nuk ka lekë!’.

Ne i thamë faleminderit. I thamë se radhën tjetër do takohemi përballë, me kamerat dhe në prani të Ramës.

Nuk dua të besoj as gojët e liga. Ngrita kokën se mos shikoja ndonjë nga satelitët. 50% rritje rrogë keni kërkuar. Zoti kryeministër ndoshta nuk di të lozë me numrat si në të shkencave, por mund ta bëjë 49- 1 është i mirëpritur.

Ne 20 ditët pritëm , por i themi kryeministrit se në datë 17 ne nuk do të hymë në auditorë për të filluar vitin e ri shkollor. Ndoshta e vutë re kur vinit se podiumin e ulëm këtu poshtë, sepse këtu jemi të gjithë njësoj.”, tha ai.