TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka akuzuar qeverinë se me vendimet e fundit për rritjen e çmimit të energjisë, kërkon falimentimin e bizneseve dhe familjeve shqiptare.
Në një intervistë në “Syri Tv”, Meta u shpreh se shteti i së drejtës ka rënë dhe kjo sipas tij, vërtetohet vetëm përmes vendimeve të fundit për energjinë.
Meta: Partia e Lirisë është një parti patriotike, nuk do të thosha nacionaliste për të evituar. Kemi qëllime atdhedashëse pasi kjo është e rëndësishme. Se çfarë është LSI-ja, do jetë qendra e gravitetit për rivendosjen e rendit Kushtetues. Do jetë një forcë gjithëpërfshirëse me programe të qarta. Së pari për rivendosjen e demokracisë. Vendimet e fundit që merr ERE dhe ato që shfuqizon dhe provokon e shantazhon kryeministri, tregon se këtu nuk ekziston shteti i së drejtës. Bëhet një lojë e madhe me falimentimin e atyre bizneseve dhe kolapsimin e familjeve. Kjo bëhet për shkak të dështimeve të qeverisë në këto 10 vite.
Një sëmundje e rëndë për qytetarët opozitarë është Bashizmi. Sëmundja e mashtrimit të qytetarëve, i tradhëtimit të kauzave të tyre. I dorëzimit tek pushtuesi të të gjitha pushteteve. Djegia e mandateve në mënyrë të vetëdijshme, falja e pushtetit lokal tek Edi Rama. Një lodhje e madhe për opozitarët. Ka një sëmundje tjetër Bashizmi, t’i lësh të gjitha gjërat për në fund. Shumë njerëz, në vend që të marrin një përgjegjësi, ia lënë fajin dikujt tjetër. 80% e qytetarëve shqiptarë janë opozitarë. Edhe pse mund të jenë socialistë. E ndiejnë që ky vend është duke shkuar gjithmonë më shumë edhe në greminë.